Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.B. Mësohet se 30-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 54 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident ka humbur jetën njëra nga pasagjerët dhe janë dëmtuar 2 të tjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi V. K., 61 vjeç, banues në fshatin Nivicë, pasi u konstatua nga shërbimet, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.