Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi vodhi disa aksesore floriri në një banesë e më pas i shiti në një argjendari.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin E.A, 31-vjeç banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë në banesën e një 33-vjeçarje në zonën e Unazës së Re të cilat më pas i ka shitur.

 

Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë, gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

“Policia e Tiranës pas kallëzimit të depozituar nga një 33-vjeçare, se në datën 11.09.2023, një shtetas kishte vjedhur sende me vlerë, në banesën e saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rings”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

31-vjeçari dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë (aksesorë floriri) në një banesë në zonën e Unazës së Re, të cilat më pas i ka shitur në një argjendari në Rrugën e Dibrës.

 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë, gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, dy peshore elektrike, qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, një grirëse për lëndë narkotike, tre maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aksesorët e vjedhur”, tha policia.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.