Policia spanjolle ka arrestuar një shtetas shqiptar, të konsideruar si një nga drejtuesit e celulës së “Kartelit Ballkanik”, përgjegjës për 2.3 tonë kokainë të kapur disa ditë më parë në anijen e peshkimit “Bestarruza” ku u arrestuan 4 anëtarë të ekuipazhit, mes të cilëve 2 shqiptarë.

 

Sipas mediave spanjolle operacioni i DEA Amerikane në bashkëpunim me strukturat e policisë spanjolle, i dhanë një goditje të fortë kësaj celule të vendosur në Galicia, në pritje të ngarkesave me kokainë.

 

Nga hetimet mund të konfirmohet se grupi i arrestuar ka përgatitur transportin e një kontejneri të rëndësishëm droge nga Amerika Latine nëpërmjet anijeve të mëdha, ku e transportojnë drogën dhe më pas do të transferohet në anije më të vogla që nisen nga portet lokale ku ndodhen më së shumti.

 

Puna e përbashkët e Policisë Kombëtare me DEA-n e Shteteve të Bashkuara mundësoi identifikimin e personave që po tentonin të merrnin drogën dhe u njoftuan për një ngarkesë të re që po mbërrinte në brigjet spanjolle.

 

Ditën e kaluar, agjentët e GEO zbuluan anijen rreth 40 mijë milje larg brigjeve të Vigos dhe kanë nisur aksionin.

 

Veç drogës së sekuestruar në anije, kontrollet në A Coruna zbuluan 200 mijë euro cash dhe një automjet tip “Maserati” në pronësi të kreut të grupit. Shqiptari është arritur të kapet në një hotel, teksa ishte nisur drejt Madridit sapo kishte marrë vesh kapjen e ngarkesës së kokainës.