Komisioni parlamentar për çështjet ligjore ka miratuar sot projektligjin për rikthimin e lojërave të fatit online.

 

Miratimi në komision u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër, konkretisht me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.

 

Zëvendës ministrja e Financave, Vasilika Vjero shpjegoi se bastet do të jenë vetëm online nëpërmjet platformave elektronike dhe jo fizikisht.

 

Vjero tha gjatë fjalës së saj se ligji parashikon 10 licenca që do të përzgjidhen nga komisioni i licencimit në përputhje me kriteret përkatëse ndërsa përmendi edhe ndryshimet në nenin për detyrimet tatimore.

 

Qeveria shqiptare po diskuton rikthimin e tyre pas kërkesës në federatave sportive, që e shohin si shpëtimin e vetëm financiar.

 

Rikthimi i basteve sportive vjen si një kërkesë artikuluar edhe nga Tonin Vocaj, Drejtori i Komanduar në Policinë e Shtetit pas largimit të Gledis Nano.