Drinar Papri, nga fshati Muçan i Elbasanit, nuk e ka provuar kurrë emigrimin sepse gjyshi e babai i lanë trashëgimi tufën e bagëtive.

- Advertisement -

Ai ka plot 300 kokë bagëti dhe paravësisht vështirësive shprehet i kënaqur me fitimin. Kjo pasi gjithnjë e më shumë tregu kërkon produktet e bulmetit dhe mishit bio. Çmimet në treg janë të kënaqshme, por gjithnjë e më shumë tufat e bagëtive po rrallohen.

“Ne kemi që në 90-tën, kur u prish sistemi, ka qenë gjyshi e babai në fillim, e tani jam unë me këtë zanat. Unë kam 300 krerë dele, i kam këtu në bazë as i shes ,as i blej. Asnjëherë se kam provuar emigrimin, nuk e  di simund të jetë dhe më mirë andej por se kam provuar asnjëher. Jam i kënaqur me këto që kam, kam shtëpinë time, me kalamajt e mi”, tha blegtori.

Në  fshatin Muçan të Elbasanit, kjo është e vetmja tufë bagëtish e mbetur. Dinari thotë se kërkresa është e lartë, pasi  shtimi i restoranteve, hotelerisë dhe bujtinave ka rritur kërkesën e tregut për produkte cilësore.

 

“Ne na vijnë nga Tirana na i kanë marrë këtu qingjat, plus bujtina e restorante te liqeni këtu. Të gjithë këtu janë të lidhur me qingjat, unë si çoj asnjëherë në pazar qingjat. Gjithmonë këtu mi marrin, biles më japin dhe kapar mos i shit qingjat”, tha blegtori.

Drinari thotë se çdo punë ka vështirësitë e saj, por çdo punë gjithashtu kërkon përkushtim dhe pasion. Bagëtitë janë pasioni i tij dhe biznesi familjar për të cilin kujdset e gjithë familja./EuroNews