Tri persona kanë rënë në pranga në Tiranë pasi shtriheshin si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe u vendosnin gjoba biznese. Ergys Ahmetaj, Andi Basha, Gëzim Kusi 21, 18 dhe 19 vjeç mashtronin bizneset duke u prezantuar si zyrtarë të institucioneve shtetërore për t’iu marrë para. Policia arriti të sekuestrojë 89 400 euro në banesat e tyre dhe aparatet celulare të autorëve.
Nga ky operacion është shpallur në kërkim edhe një 39-vjeçar me iniciale më datën 10 janar, bashkëpunëtor me tre të rinjtë.