Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi përndoqi për një vit një 17-vjeçare.

 

 

Pasi e mitura kallëzoi në polici se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme prej një viti, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

 

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Elbasan

 

Përndoqi në rrugë, për 1 vit, një 17-vjeçare, pas kallëzimit të saj në Polici, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 17 vjeçe, se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme, prej 1 viti, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi shtetasit M. R., 24 vjeç, banues në Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.