Një veshkë derri e transplantuar në një njeri të vdekur klinikisht, vazhdoi të funksionojë për dy muaj, duke shënuar kohën më të gjatë që një organ jo-njerëzor ka mbijetuar te një njeri.

 

Procedura, e kryer më 14 korrik, i implantoi veshkën 58-vjeçarit Maurice ‘Mo’ Miller, trupi i të cilit u dhurua nga familja e tij pasi u deklarua i vdekur sipas kritereve neurologjike dhe zemra e tij u mbajt gjallë përmes aparaturave.

 

Eksperimenti sapo ka përfunduar dhe mjekët hoqën organin e modifikuar gjenetikisht dhe motra e Miller i dha lamtumirën e fundit të vëllait.

 

Kirurgët, të cilët kryen eksperimentin, nuk përcaktuan dallime në mënyrën se si veshka e derrit reagon ndaj hormoneve njerëzore.

 

Ky lloj eksperimenti është i fundit në një varg zhvillimesh që rinovojnë shpresën për transplantet nga kafsha te njeriu, ose ksenotransplantimin, pas dekadash dështimi pasi sistemi imunitar i njerëzve nuk i ka pranuar organet e huaja.

 

Një përpjekje e mëparshme tregoi që veshka e derrit rezistoi vetëm për 72 orë para se të refuzohej nga trupi i njeriut.