Sorrat, zogu i kudondodhur urban, mund të numërojnë vokalisht deri në katër, ka zbuluar një hulumtim i fundit.
Jo vetëm që krijesat kureshtare mund të numërojnë, por ato mund të numërojnë edhe kur u tregohet edhe një numër i caktuar, sipas një studimi të ri, të udhëhequr nga një ekip studiuesish me laboratorin e fiziologjisë së kafshëve të Universitetit të Tubingen në Gjermani.
Mënyra se si zogjtë njohin dhe reagojnë ndaj numrave është e ngjashme me një proces që përdorim ne njerëzit, si për të mësuar të numërojmë si të vegjël dhe për të njohur shpejt se sa objekte po shikojmë.
Në mbretërinë e kafshëve, numërimi nuk kufizohet vetëm te sorrat. Shimpanzetë janë mësuar të numërojnë në rend numerik dhe të kuptojnë vlerën e numrave, njësoj si fëmijët e vegjël./SyriNet