Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në SHBA, ka marrë pjesë në inaugurimin e ekspozitës së UNESCO, në ambientet e UN.

 

Gjatë kësaj vizitë kryeministri Rama ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

 

E pranishme në këtë inaugurim ishte edhe Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska.

 

Kjo ekspozitë e veçantë i kushtohet shkatërrimit të trashëgimisë kulturore.

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju-Jork, SHBA, ku po merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

 

Shqipëria për herë të parë në historinë e anëtarësimit të saj në OKB mban që prej janarit të vitit 2022 vendin e anëtarit, jo të përhershëm, të Këshillit të Sigurimit, mandati dyvjeçar i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti.