Ka ndërruar jetë në Kenia, 22-vjeçarja Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht në Tiranë, në verë të vitit të kaluar. Lajmi konfirmohet nga vetë nëna e saj Ruth Abongo. Ajo u largua nga Shqipëria më 25 janar drejt vendlindjes, teksa la Spitalin e Traumës për t'u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia.

 

 

Që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën "Pandeli Evangjeli" në Tiranë. Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri. Por siç duket e reja, nuk ka arritur që t'u mbijetojë plagëve të marra.