Një 33-vjeçar nga fshati Novoselë është goditur me thikë disa herë.

 

 

Albano Mecorrapaj pas një konflikti me një banor të zonës është qëlluar disa herë me thikë në trup.

 

I riu është shoqëruar në spitalin e Vlorës ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Mësohet se, gjendja e tij është kritike për shkak të plagëve të rënda.

 

 

Sipas informacionit paraprak nga Policia Vlorë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Novosel. Dyshimet janë se shtetasi R. K., rreth 35 vjeç, ka goditur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. M., 33 vjeç.

 

Policia njofton se ndodhet në vendngjarje ku ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës, për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

 

Shtetasi A. M. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.