Teksa është numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, për Bashkinë e Kukësit, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kandidati i Partisë Socialiste ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash. Sipas tij ky rezultat flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj PS.

 

“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin.

 

FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE.”-shkruan Rama.