Në një takim informal të bërë me gazetarët, kryetari i SPAK, Altin Dumani, ka folur mbi çështjen e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

 

Dumani ka thënë se sot se gjatë kontrollit të vilave të bashkëjetueses dhe ish-gruas së Arben Ahmetajt janë gjetur prova.

 

Ndërkohë ai bën me dije se nëse do të jetë e nevojshme, do ta thërrasin Ahmetajn në SPAK për të dëshmuar.

 

“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë përgjigjur ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme”, tha Dumani.