Pasi Serbia shpalli të mërkurën ditë zie për të nderuar viktimat serbë që ranë gjatë sulmit në veri, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se Vuçiç shpalli ditë zie për terroristët serbë.

 

Sipas tij, presidenti serb me këtë lëvizje pranon haptazi se është pas grupit që dyshohet për sulmin në Leposaviq.

 

“Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb!

 

Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.

 

Ky akt i ri luftënxites i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për gjenocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë! Sb”, shkruan Berisha.