Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dalë sot para deputetëve të Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë për të raportuar për punën 1 vjeçare të institucionit që ai drejton.

Në raportin vjetor ai përmendi zyrtarët e lartë të ndjekur penalisht nga SPAK, ku mes tyre është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili prej pesë muajsh ndodhet në arrest shtëpie.

Por për ta “futur” Berishën në Kuvend sot ka menduar sërish deputeti Flamur Noka, i cili ka komision ka shkuar me bluzën për lirimin e Berishës./TopChannel