Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj, për heqjen e sekuestros mbi një nga llogaritë bankare në emrin e tij.

 

Kërkesa u bë përmes avokateve të tij, por kërkesa e shqyrtuar nga gjyqtari Erjon Bani, u rrëzua, duke e argumentuar si kërkesë e pa bazuar në ligj dhe në prova.

 

Llogaria bankare, objekt i kësaj kërkese është vetëm një nga gjashtë pasuri të sekuestruara për llogari të hetimit të nisur ndaj Ahmetajt.

 

Kujtojmë se ish-zv.kryeministri akuzohet për “Korrupsion”, “Fshehjes dhe mosdeklarim të pasurisë” dhe “Pastrim parash”.