30 granata difensive janë gjetur këtë të hënë në fshatin Ballë të Këlcyrës, në njësinë Administrative Ballaban.

 

Sipas News 24, granatat janë zbuluar nga punonjësit e Rruga Urës teksa ishin duke ndërtuar një rrugë në këtë fshat.

 

Policia ka vepruar menjëherë duke rrethuar vendin dhe krijuar diametrin për te mos u afruar njeri.

 

Vendi ku janë gjetur granatat është afër një banese pjesëtarët e të cilës janë evakuuar.

 

Në vendngjarje pritet mbërritja e forcave xheniere.