Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar lidhur me operacionin policor të zhvilluar në disa qytete  “Never Forget”.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka vë në pikëpyetje nëse ky aksion i policisë ishte një Megaoperacion.

 

Sipas tij, ministrit të Brendshëm, Taulant Ballës, i duhej një lajm i tillë për të mbuluar tre të vrarë e dy të plagosur në dy ditë.

 

“Megaoperacion” ???!!!

 

Eshte ndaluar vetem e dashura e njerit dhe quhet “megaoperacion” ??!! 16 urdher arreste , 16 persona qe tani kane mesuar se duhet ti fshihen drejtesise vetem se Tao .B i duhej nje lajm i bujshem per te mbuluar tre te vrare e kater te plagosur ne dy dite”-shkruan Paloka.