Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, gjatë një konference për mediat ka bërë të ditur disa nga krimet e zbuluara të bandës së Laert Haxhiut.

 

Ai renditi krimet e kryera nga kjo bandë, të cilat u zbuluan falë pendesës së një prej anëtarëve, Artan Tafani.

 

Rrumbullaku bëri me dije se një nga krimet e zbardhura është dhe ajo e atentatit me eksploziv në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajku (Noizy).

 

Teksa renditi krimet e kryera nga banda e Laert Haxhiut, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, deklaroi se ky grup është përgjegjës për vendosjen e tritolit në lokalin e shtetasit Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy.

 

“Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar:

 

– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;

 

– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;

 

– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;

 

– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë”, tha Rrumbullaku.