Sëmundjet kardiovaskulare tani janë shkaku kryesor i vdekjeve tek të rriturit.

 

 

 

Pothuaj 30% i atribuohen gjendjes së trombozës ose aterosklerozës së murit arterial (sëmundje ishemike të zemrës, goditje ishemike dhe sëmundje arteriale periferike).

 

Globalisht, një e treta e sëmundjeve ishemike të zemrës i atribuohet hiperkolesterolemisë, pra kolesterolit të lartë, i cili është përgjegjës për 4.4 milionë vdekje në vit.

 

Anomalitë në metabolizmin e lipideve, veçanërisht nivelet e larta të kolesterolit LDL, i ashtuquajturi kolesteroli ‘i keq’, luajnë një rol vendimtar në përcaktimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përbërë faktorin kryesor të rrezikut.

 

Megjithëse është faktori i rrezikut kardiovaskular më lehtë i modifikueshëm, arritja e një reduktimi efektiv dhe të qëndrueshëm të niveleve të kolesterolit LDL me kalimin e kohës është ende një sfidë, aq sa 8 nga 10 pacientë me rrezik të lartë nuk janë në gjendje të ulin nivelin e tyre të kolesterolit ‘të keq’. LDL në nivelet e rekomanduara