Është publikuar foto e 50-vjeçares shqiptare e identifiuar si Ana, shqiptarja që humbi jetën gjatë një aksidenti në punë në qytetin Mesolongi të Greqisë.

 

Viktima kishte shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin në një dyqan. Por fatkeqësisht, gruas shqiptare iu bllokuan flokët tek makineria dhe humbi jetën.

 

Menjëherë pas ngjarjes tragjike, policia ka arrestuar pronarin e objektit ku punonte shqiptarja. Trupi i Anës është dërguar në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori.

 

Si ndodhi ngjarja?

 

Një kalimtar ka hyrë në dyqan dhe ka zbuluar tmerrin që kishte ndodhur. Vajza më pas filloi të bërtiste, pa mundur të besonte se çfarë kishte ndodhur para syve të saj. Mediat greke shkruajnë se më pas, vajza u dërgua në spital në gjendje shoku. Ajo dhe vëllai i saj 10-vjeçar ndodhen që nga mëngjesi i djeshëm në shtëpinë e një të afërmi.

 

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me vajzën e saj nga mëngjesi në mbrëmje dhe pastronte dyqanet për të siguruar jetesën.