Një listë e gjatë prej 31 pasurish me vlerë 20 milionë euro u sekuestruan nga Prokuroria e Tiranës për shkak të hetimeve ndaj Ndue Gjergjit dhe personave të lidhur me të.

 

Organi i akuzës dorëzoi kërkesën në gjykatë me dyshimet se asetet janë krijuar nga vepra penale e Pastrimit të parave me të ardhura nga veprimtaria kriminale. Procedimi penal është regjistruar në vitin 2018 dhe më pas procedimi pasuror nr 03 nga ana e Seksionit për Pastrimin e Parave pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, është grumbulluar informacion për një rast të dyshimtë për "Pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

 

 

Ndue Gjergji sipas akuzës, është pjesë e një grupi kriminal i cili aktivitet kryesor kishte trafikimin e lëndëve narkotike. Prokuroria thotë se ka identifikuar pasuritë e tij të cilat nuk justifikohen nga dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer i dyshuari.