Sokol Bode i ështe drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon prishjen e vendimit te Apelit të Posaccëm që e dënoi me 8 vite burg, ish-shefin e stacionit policor të Dhërmiut.

 

Kërkesa e tij për prishje të vendimit do shqyrtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ilir Panda. Në janar të këtij viti Bode u dënua me 8 vite heqje lirie, me vendim të formës së prerë, ndërsa beteja e tij tashmë do vijojë në shkallën më të lartë të gjyqësorit.

 

Ai akuzohet për trafik narkotikësh, i implikuar në organizatën kriminale të drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

 

Sokol Bode u arrestua në gusht të vitit 2022 pas 5 viteve në arrati.