Katër romë shqiptarë janë arrestuar nga policia greke si autorë të dyshuar të një vrasjeje të ndodhur në muajin korrik.
Ata akuzohen se kanë goditur me sende të forta rojën e një parku fotovoltaik në Ano Liosia. 54-vjeçari u godit pasi autorët kishin qëllim të vidhnin tuba bakri në park.
Pasi goditën rojën me sende hekuri, shqiptarët vodhën tela elektrikë, tuba bakri me vlerë 30 mijë euro, celularin e viktimës e më pas morën fuoristradën e kompanisë dhe u larguan.
Automjeti i autorwve u gjet më pas i djegur në Nea Zoi, Aspropirgo.