Teksa këtë të dielë pritet të jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Never Forget”, mësohet se është blinduar nga policia gjykata dhe prokuroria e Elbasanit.

 

Sipas informacioneve, një territor i gjerë rreth e rrotull gjykatës së Elbasanit është bllokuar.

 

Ka qenë, Artan Tafani, i arrestuar për vjedhjen e një exchange në Tiranë, që bashkëpunoi me drejtësinë dhe zbuloi disa nga krimet e shumta që kjo bandë kishte kryer.

 

Në deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale në vendin tonë, të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë.

 

Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

 

Konkretisht si rezultat i operacionit “Never Forget”, u zbardhën 6 vrasje, 5 vënie tritoli, 3 vjedhje, sigurimin e kushteve për 3 vrasje të tjera dhe 1 kanosje.