Ministri i Britanisë së Madhe për çështje evropiane, Leo Docherty, është shprehur i lumtur që trupat britanike do të përforcojnë KFOR’in në Kosovë.

 

Britania e Madhe ka marrë vendim që të rris praninë në Kosovë, sidomos pas tensioneve të fundit më 24 shtator në veri të Kosovës.

 

Docherty ka thënë se Britania e Madhe është e përkushtuar ndaj NATO-s dhe ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

 

“Të kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

 

Ai thotë se de-përshkallëzimi duhet të arrihet në të gjitha anët.

 

“Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, ka deklaruar ai.