Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Petrit Ndojin, lezhjanin që u kap në flagrancë me 4 mina me telekomandë. Ai nuk ka pranuar akuzën, duke u shfajësuar se ka rënë në kurth, por gjyqtarja Lirza Sinollari caktoi ndaj tij masën arrest me burg, bazuar në kërkesën e prokurorit Anton Pali.

 

Seanca u zhvilluar me dyer të mbyllura dhe në përfundim, avokati tha se i Ndoji ka marrë një pako në Vorë dhe do e dërgonte në Ksamil, pa pasur dijeni se kishte mina me tritol C4.

“Ne seanca nuk ka bere deklarim, por prane hetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me veprën qe i atribuohet. Ai është agjent imobiliar. I është ngritur kurth nga ndonjë agjent apo bashkëpunëtor i policisë. Nëpërmjet bashkepunetorit ka marre qesen ne Vore pa e ditur se ca kishte brenda dhe do e çonte ne Ksamil. Dhe thote se ska lidhje me autoresine e kesaj vepre. Gjykata e la ne marren arrest me burg”, tha avokati, Gramoz Ismailaj.