GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të thirrur 71 dëshmitarët, përfshi Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Zamira Durda, e cila ka humbur të birin në shpërthimin e Gërdecit, theksoi në një deklaratë për mediat se Shkëlzen Berisha nuk ka pasur funksione publike.

Zamira Durda u shpreh kundër faktit të dëshmisë së Shkëlzen Berishës për shkak se nuk ka pasur ndonjëherë funksion publik.

“Nuk më thotë asgjë për aq kohë sa nuk k a pasur asnjë funksion publik”, u shpreh ajo.

 

Zamira Dudra humbi djalin e saj 7 vjeç nga tragjedia e Gërdecit.