GJKKO ka dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin dhe me 7 vite burg Elvis Gacaj, të akuzuar per vrasjen e Santiago Malkos.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme kishte kerkuar 32 vjet burgim në total për 2 të pandehurit.
Më herët për këtë ngjarje, si bashkëpunëtor në vrasje është dënuar edhe shtetasi Blendi Teta.
Ndërkohë një proces gjyqësor në mungesë vijon për dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, të konsideruar si porositës të ngjarjes dhe ndaj 4 personave të tjerë.
Hetimet për vrasjen treguan se motiv për ngjarjen e rëndë u bën përplasjet e grupeve kriminale në Tiranë.