Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përsëriti sot thirrjen drejtuar tifozëve të heqin dorë nga përdorimi i flakadanëve dhe lëndëve piroteknike.
Përpara ndeshjes së mbrëmjes së sotme në “Air Albania”, Shqipëri-Çeki, Balla u shpreh se, aktet e dhunës në stadiume duhet të marrin fund
“Ndërsa dhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e futbollit Shqipëri-Republika Çeke, dua të përsëris thirrjen drejtuar tifozëve të heqin dorë nga përdorimi i flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe aktet e dhunës në stadiume duhet të marrin fund”, u shpreh Balla në një reagim.
“Policia e Shtetit ka ndaluar në disa pika kontrolli grupe tifozësh, në zotërim të materialeve të ndaluara, theksoi ai.
“Kujtojmë se UEFA do të ndëshkojë Shqipërinë të luajë pa tifozë, në ndeshjen e fundit në grupe me Ishujt Faroe, në rast se do të përsëriten akte dhune apo do të përdoren lëndë piroteknike”, u shpreh Balla.
“Duhet zbatim i plotë i rregullave të UEFA dhe ndalim të personave përgjegjës të hyjnë në stadiume”, përfundoi reagimin e tij, ministri i Brendshëm, Taulant Balla.