Kryeministri, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka ironizuar opozitën teksa është shprehur se në Kuvend do të votohet rezoluta e PS.

 

Ai iu drejtua PD-së duke thënë se “rezolutat tuaja mund t’i votoni në ato 7 asambletë e partisë suaj nëse do të gjeni vulën”.

 

“Ju ose do të votoni rezolutën tonë, atë të thjeshtën fare, të këtij planeti që i drejtohet institucioneve tona, ose ato rezolutat tuaja mund t’i votoni në ato 7 asambletë e partisë suaj nëse do të gjeni vulën dhe të thërrisni poshtë tradhtari i Shqipërisë. Ne do të votojmë këtë të thjeshtën fare dhe do të votojmë se si duhet të vazhdojmë më tutje, qeveria jonë, në përpjekje të panegociushme. Gëzuar!”, tha Rama.