Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido, ka reaguar pas padisë që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka ngritur ndaj tij duke e akuzuar për shpifje.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Bido thekson se nuk frikësohet të thotë të vërtetën akademike, me referenca shkencore dhe të bazuar në fakte që të çojë të burimi.

 

Krahas postimit, ai ka publikuar edhe një video ku sipas tij shihet kryebashkiaku i Himarës, i cili arrestohet nga policia greke në vitin 1995.

 

Ndër të tjera, ai thotë se ky është një fakt që mbështet se Beleri ka qenë i arrestuar.

 

‘Shumë më kanë pyetur këto ditë: “Pse je i vetmi që flet për këto çështje?”

 

Në të vërtetë, nuk jam i vetmi, jemi disa, por nuk jemi shumë. Ka ardhur çasti të kuptojmë pse…

 

Të tjerë më pyesin: “Pse flet tani?” Në të vërtetë, këtë që sapo patë, e kam thënë prej disa vitesh…

 

Paterni është që këto fonde sekrete nuk përdoren për arsye jo sekrete.

 

Tema: “Kë financon Greqia me fonde sekrete në Shqipëri”, data 23 tetor 2018: “Fatmirësisht”, ne jemi një vend me një gazetari që, sidomos në kohën e portaleve, ka shkitur pakëz dhe këtë, besoj, e pranojmë në pikëpamjen profesionale.

 

…se këto “sulme” me gjasme nga media shqiptare nuk të vijnë as për çështjen, të vijnë për çështje krejt të tjera dhe pa lidhje…

 

…por që e nxjerrin kokën se nga janë si sulme…

 

…deri sa vendosin të flasin edhe publikisht.

 

Kush mendon se mundet të më frikësojë që të them të vërtetën, sidomos të vërtetën akademike, atë që ka referenca shkencore, atë që është e lidhur me fakte, atë që të çon drejtpërdrejt te burimi dhe jo te fjalët e analistëve, dhe jo te fjalët e politikës së erës së ditës, e ka shumë gabim”, është shprehur Bido.