Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti në një takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, Karel Urban.

 

Në takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë mes dy vendeve tona në çështjet e sigurisë publike.

 

Gjithashtu në takim u fol edhe për mundësinë për të marrë ekspertizë nga institucionet ligjzbatuese çeke në fushën e luftës kundër krimit ekonomik.

 

“Mirëprita Ambasadorin e Republikës së Çekisë Karel Urban, për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë mes dy vendeve tona në çështjet e sigurisë publike dhe për të marrë ekspertizë nga institucionet ligjzbatuese çeke në fushën e luftës kundër krimit ekonomik”, shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale.