Ditën e hënë Tirana do të presë mysafirët Perëndimorë në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

 

Në këtë samit pritet të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

 

Kryeministria Shqiptare ka zbuluar edhe axhendën e këtij samiti.

 

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve.

 

Në orën 11:30 fjala hapëse.

 

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE.

 

Në orën 13:30 fotografia familjare.

 

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.

 

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë.

 

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.

 

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp.

 

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.