Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh të kryera në banesat e qytetit të Durrësit.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar shtetasi me inicialet O. S, pas një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit.

 

Sipas hetimeve rezulton se ky shtetas, në harkun kohor korrik-tetor 2023, ka arritur të realizojë vjedhjen në 3 banesa të qytetit të Durrësit.

 

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar një pjesë të sendeve të vjedhura.

 

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Topolino”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit.

 

S., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 16, Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga e cila ka rezultuar se ky shtetas, në harkun kohor korrik – tetor 2023, në qytetin e Durrësit, duke përdorur pajisje profesionale për hapjen e dyerve të blinduara, në mënyrë të fshehtë, ka arritur të realizojë vjedhjen në 3 banesa, konkretisht:

Më datë 12.10.2023, në lagjen nr. 3, Durrës, ka vjedhur në një banesë, bizhuteri floriri të ndryshme me vlerë 8000 euro;

Më datë 15.09.2023, në lagjen nr. 3, Durrës, në një banesë, ka vjedhur sende me vlerë;

Më datë 22.07.2023, në lagjen nr. 4, Durrës, në një banesë, ka vjedhur 9 ora dore të markave të ndryshme dhe 1 laptop.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pjesë e sendeve të vjedhura, konkretisht: 1 laptop, 9 ora dore të markave të ndryshme, 3310 euro, 1 çantë marsup, 2 celuarë, 1 automjet, si dhe 1 çelës universal (topolino) që shërben për hapjen e dyerve, rrobat e përdorura nga autori gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe nje sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e gjetur gatë kontrollit të banesës së autorit.

 

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi O. S.”, njofton policia.

 

Materialet procesurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.