Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet masive ajrore të Izraelit kundër Rripit të Gazës është rritur në 2.215, njoftoi Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza.
Sipas njoftimit të Ministrisë, në mesin e të vdekurve gjenden 724 fëmijë dhe 458 gra.
Ministria tha gjithashtu se numri i të plagosurve është rritur në 8.714, duke përfshirë 2.450 fëmijë dhe 1.536 gra.
Një javë më parë, forcat izraelite nisën një fushatë të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës në përgjigje të një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.
Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm me shumë drejtime, duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.
Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për bastisjet ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.
Ushtria izraelite më pas nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.
Përgjigjja e Izraelite është shtrirë deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nën një rrethim paralizues që nga viti 2007./AA