Katër persona kanë humbur jetën sot në një aksident avioni ambulancë në Kolumbi.

Zyrtarët e vendit të Amerikës së Jugut thanë se avioni u rrëzua në një zonë malore pranë qytetit Yarumal në rajonin Antioquia, duke u përfshirë nga flakët.

Në zonë janë dërguar disa ekipe kërkim-shpëtimi.

Përplasja mori jetën e dy pilotëve, një infermieri dhe një mjeku.

Avioni, i cili u ngrit nga rajoni Cordoba, ishte rrugës për në Medellin, në veriperëndim të Kolumbisë.

Autoritetet kanë nisur hetim për ngjarjen./aa