Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip ErdoÄŸan, tha se Izraeli duhet të lejojë ndihma humanitare në Gaza përmes kalimit Rafah me Egjiptit.

 

Duke folur në Forumin vjetor të Biznesit dhe Ekonomisë Türkiye-Afrikë në Istanbul, presidenti ErdoÄŸan u shpreh: "Ajo që na shqetëson është mundësia që tensioni të rritet dhe të përhapet në rajon".

 

“Xhamitë, spitalet dhe vendbanimet civile janë të bombarduara dhe ne refuzojmë sulme të tilla, që unë e shpreh hapur”, shtoi ai.

 

Ai tha se bllokada ka përkeqësuar situatën humanitare në Gaza dhe e ka bërë rajonin më të prekshëm.

 

ErdoÄŸan tha se ndërprerja e energjisë elektrike, ujit, karburantit dhe ushqimit për 2 milionë njerëz në një zonë prej 360 kilometrash katrorë në Gaza është një shkelje e të drejtave themelore të njeriut.

 

“Ndëshkimi kolektiv i popullit të Gazës në këtë mënyrë vetëm sa do të rrisë problemin dhe do të shkaktojë më shumë lot dhe vuajtje”, tha presidenti turk.

 

ErdoÄŸan gjithashtu kritikoi komentet e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për konfliktin Izrael-Palestinë.

 

Presidenti turk rikujtoi se Blinken tha që iu qas Izraelit jo si ministër i jashtëm, por si hebre.

 

Duke kujtuar se avionët që transportonin ndihma humanitare turke për banorët e Gazës ateruan në Egjipt, ai tha: “Ne dërguam një aeroplan me ndihma humanitare në aeroportin El Arish këtë mëngjes, i cili përmban ilaçe, ushqime të qëndrueshme, mallra të konservuara, pelena dhe furnizime mjekësore”.

 

Ushtria izraelite më herët gjatë ditës urdhëroi të gjithë banorët e Gazës veriore që të evakuojnë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë drejt jugut brenda 24 orëve.

 

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite nisën një fushatë të pandërprerë dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

 

Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi operacionin "Tufani i Aksa-së" kundër Izraelit, një sulm i papritur shumë-dimensional, përfshirë një breshëri lëshimesh të raketave dhe infiltrimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.

 

Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

 

Më pas, ushtria izraelite nisi operacion kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.

 

Përgjigjja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në zonën që është përfshirë nga rrethimi që nga viti 2007./AA