Një sherr mes dy të miturve ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se pas një konflikti mes dy 15-vjeçarëve, është lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre.

 

Mësohet se adoleshenti i plagosur është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

“Rreth orës 11:00, salla operative e DVP Shkodër, është njoftuar se pas një konflikti mes dy 15-vjeçarëve, ishte lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre.

 

Shtetasi i dëmtuar është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e DVP Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.

 

Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij konflikti dhe sqarimin e rrethanave të tij.