Edhe dy avokatë të tjerë të caktuar nga shteti kanë refuzuar të pranojnë mbrojtjen e ish-kryeministrit Sali Berisha nën akuzë për privatizimi ish-kompleksit Partizani.

 

 

 

Mësohet se avokatet Rabije Cenali dhe Jalldis Kastrati edhe pse kanë pranuar fillimisht të bëjnë përfaqësimin ligjor në gjykatë, gjatë seancës kanë vendosur të tërhiqen. Të pyetur nga gazetarët, ato mohuan kategorikisht se kanë pasur kërcënime.

 

Ende nuk dihen arsyet se pse dy avokatet vendosën të tërhiqen në minutat e fundit, ndërsa është përfaqësuar në seancë nga një tjetër avokate.

 

Dy avokatet kërkuan dy ditë kohë të njihen me dosjen, por gjykata u ka dhënë vetëm disa orë.

 

Emri i Valentina Todoreskut ka dalë në dritë pas përfundimit të seancës. “Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e  mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

 

Vendimi për zëvendësimin e prokurorëve erdhi pas dy avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi braktisën sallën e gjyqit. Më pas, gjykata caktoi si mbrojtës avokatin Artan Simani, i paguar nga shtetit. Ky i fundit, kishte bërë një status të papërshtatshëm dy ditë më herët për zt.Berisha dhe më pas gjykata vendosi ta përjashtonte.