Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry zhvilluan bisedë telefonike ku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën e fundit në Gaza, transmeton Anadolu.

Duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Egjiptin, Blinken dhe Shoukry përsëritën vendosmërinë e tyre drejt krijimit të një shteti të pavarur palestinez, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Blinken falënderoi homologun e tij egjiptian për rolin që luajtën në rritjen e ndihmave humanitare të dërguara për palestinezët në Gaza dhe lirimin e robërve nga pika kufitare Rafah.

Ai theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave konkretë për të minimizuar dëmtimin e civilëve palestinezë në Gaza dhe jo zhvendosjen me forcë të palestinezëve. Blinken dhe Shoukry ranë dakord të punojnë në bashkëpunim të ngushtë në fushat e sulmeve të Izraelit ndaj Gazës dhe qëllimeve dypalëshe.