Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka kërkuar nga gjykata e Posacme që ta shpallë të pafajshëm, duke mohuar akuzat se ka abuzuar me tenderin e ujësjellësit të bashkisë me vlerë 3 milionë euro duke ia dhënë një të afërmi të tij. Në seancën e sotme Alla dhe avokatët mbrojtës paraqitën konkluzionet e mbrojtjes. Gjatë deklaratës së tij në seancën e GJKKO, Alla tha se për të ushtruar detyrën si kryebashkiak ka hequr dorë nga aktivitetet e tij të biznesit. Ndërsa akuzoi edhe prokuroren e çështjes së nuk e ka marrë në pyetje.
"Jam i pafajshëm jam zgjedhur me 67 % te votave nga populli i Bulqizës. I kam shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim. Kam hequr dorë nga biznesi. Nuk pasur përvoja të tjera ne administratë. Lashë biznesin tim per t’i shërbyer popullit. Kam marrë nga pjesa e familjes time për t’ja vëne enë dispozicion popullit."- mësohet të ketë thënë Alla.
Në fund të fjalës së tij ai iu drejtua gjykatës duke thënë “Shiheni me kujdes këtë punë”.
Në të njejten linjë me deklaratën e Allës ishte edhe ish-nënkryetarja Enkeleda Lleshi e cila tha se nuk kishte pasur tagra të tjerë veçse të japë urdhra si e deleguar nga Alla.
“Nuk kam patur tagra më shumë se të leshoj urdhra si e deleguara e kryetarit. S’kam pasur dijeni se kush është kompania që po kryente punimet”- ka thënë Lleshi.
Sa i takon një përgjimi të prokurorisë me biznesmenin e përfshirë, ajo tha se kishte folur per shkak të detyrave të tjera të saj si nënkryetare.