Autori që vrau 11 persona dhe plagosi 30 të tjerë me armë zjarri në Pragë është identifikuar si David Kozak, 24-vjeç me origjinë çeke.
I riu me origjinë çeke ka qëlluar me armë brenda Fakultetit të Arteve. Në Telegram ai kishte paralajmëruar se donte të bënte një masakër në një shkollë.
Oficerët ndërhynë masivisht dhe i gjithë sheshi dhe zona përreth u mbyllën plotësisht dhe ndërtesa u evakuua.
Qytetarët “ftohen të mos qëndrojnë afër dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre”. Disa studentë u strehuan në parvazin e çatisë së ndërtesës.
Sulmuesi ishte parë në çatinë e universitetit në katin e katërt. Stafi dhe studentët ishin urdhëruar të mbylleshin në zyra dhe klasa.
Në videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale , personi i armatosur shihet duke ecur në korridorin e Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë dhe njerëzit duke ikur nga ndërtesa me duar të ngritura.