Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia ka kryer sulm ndaj territoreve të Ukrainës me më shumë se 60 mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe rreth 90 raketa të modeleve të ndryshme.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Zelenskyy njoftoi se Rusia zhvilloi sulm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës në orët e natës.
"Ushtria ruse gjatë natës kreu sulm ndaj territoreve të Ukrainës duke përdorur mbi 60 dronë të llojit 'Shahed' dhe rreth 90 raketa të llojeve të ndryshme", tha Zelenskyy duke shtuar se Rusia ka shënjestruar objektet energjetike.
"Bota i sheh objektivat e terroristëve rusë, termocentrale dhe linja furnizimi, një digë hidroelektrike, banesa të zakonshme, madje një trolejbus. Rusia i ka shpallur luftë jetës së njerëzve të thjeshtë. U shpreh ngushëllimet e mia familjarëve dhe të afërmve të atyre që kanë humbur jetën për shkak të këtij terrorizmi" deklaroi Zelenskyy.
Ai tha se shërbimet e urgjencës po punojnë në të gjitha qytetet e prekura nga sulmi. Zelenskyy thotë se vazhdojnë punimet për të rivendosur energjinë elektrike në rajonet e prekura Kharkiv, Zaporizhzhia, Sumy, Poltava, Dnipropetrovsk, Odessa, Khmenitski, Vinnytsia dhe Ivano-Frankivsk./aa