Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin e mbrëmjes tradicionale të fundvitit me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri.
Rama priti trupin diplomatik në vendin tonë, në agroturizmin më të ri në Shqipëri, “Blerina Agrotourism Concept”, që u hap në Laknas.
Kryeministri e cilësoi atë një tjetër xhevahir që i shtohet gjerdanit të turizmit rural shqiptar, i cili siç u shpreh ai, po zhvillohet dita-ditës duke u bërë gjithnjë e më tërheqës për një numër përditë e më të madh klientësh shqiptarë e turistësh të huaj.
Industria e turizmit po njeh zhvillim të shpejtë, teksa vendi priti gati 10 milionë turistë këtë vit./ata