Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shprehu sot ngushëllimet për ngjarjen tragjike në Pragë.
Përmes një mesazhi, Nikolla u shpreh e tronditur nga ngjarja, ndërsa shprehu solidaritetin për popullin dhe autoritetet çeke.
“E tronditur nga ngjarja tragjike në Pragë, u shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin familjeve të viktimave, popullit mik çek, Dhomës së Deputetëve, Presidentes Markéta Pekarová Adamová, dhe Senatit e Presidentit Miloš Vystrčil”, shkruan Nikolla.
Disa njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga të shtënat të enjten në Universitetin e Pragës./ata