Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Pragë, ku si rezultat i një sulmi me armë në një universitet humbën jetën disa persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Kryeministri Rama nënvizoi se “Shqipëria dënon ashpër dhunën vdekjeprurëse dhe qëndron pranë miqve të saj çekë në këtë kohë të vështirë”.
Rama tha se “sulmi i tmerrshëm në Universitetin Charles në Pragë na ka tronditur të gjithëve”.
“Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave”, u shpreh Kryeministri.
Disa njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga të shtënat të enjten në Universitetin e Pragës./ata