Qeveria në Rripin e Gazës njoftoi se ushtria izraelite ka vrarë edhe një gazetar tjetër në Rripin e Gazës.
Lidhur me çështjen në një deklaratë nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se gazetari palestinez Muhammed Ebu Huveydi ka humbur jetën në sulmin që ushtria izraelite kreu ndaj lagjes Shujaiyya në lindje të qytetit të Gazës.
Theksohet se është rritur në 100 numri i gazetarëve të vrarë në sulmet që Izraeli ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani.
Në një deklaratë më parë nga Zyra për media thuhet se "Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar"./aa