Një ditë speciale, me fëmijë specialë ishte aktiviteti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që bëri bashkë superkampionët në sport e në jetë, Luiza Gega, Erkand Qerimaj, Juirdo Cani, Briken Calja, Indrit Çullhaj, Izmir Smajlaj, bashkë me Endrin, Gjergjin, Albanin dhe Deborah me fëmijët me aftësi të veçanta në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë.

Pamjet nga kjo festë i përcolli në rrjetet sociale edhe Kryeministri Edi Rama.

Aktiviteti me rastin e festave të Fundvitit pati një atmosferë magjike e me plot dhuarata

Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” Faqja Zyrtare u bashkuan në këtë festë të veçantë.